Abdullah Aşıran
06 Maj 2020•Përditësim: 06 Maj 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar 36 vdekje të reja, duke e rritur në 5.204 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) ka përditësuar të dhënat lidhur me COVID-19 në vend, ku me 232 raste të reja në 24 orët e fundit është rritur në 41.319 numri i rasteve ndërsa me 36 vdekje në 5.204 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Deri më tani numri personave që janë në trajtim në siptale ka arritur në 11.153 pasi në 24 orët e fundit kësaj shifre iu shtuan 27 persona.
- Lirimi i masave në Holandë
Qeveria holandeze më 21 prill njoftoi se më 11 maj do të hapen çerdhet dhe qendrat e arsimit të veçantë ndërsa më 1 qershor institucionet arsimore nëntëvjeçare.
Po ashtu qeveria ka njoftuar se personat nën 18 vjeç që nga 28 prilli mund të kryejnë aktivitete sportive me kusht që të zbatojnë rregullin e distancimit social prej 1.5 metra.
Ndërsa kufuzimet aktuale të tilla si kufizimet e vizitave për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe për distancën e afërt për personat që punojnë është theksuar se do të vazhdojnë deri më 20 maj.