18 Maj 2021•Përditësim: 19 Maj 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 83 raste të tjera dhe dy viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 154.804, ndërsa ai i viktimave në 5.232.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi ka arritur në 146.302, me 259 pacientë që fituan betejën kundër virusit brenda ditës së fundit.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer 760.498 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.704 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3.270.