Yusuf Hatip
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
ISLAMABAD (AA) - Njoftohet se 23 persona që konsumuan ëmbëlsira nga një ëmbëltore kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve në mediat pakistaneze, Omer Hayat nga rajoni Karorl Lal Esan në provincën Penxhab, më 17 prill kishte blerë ëmbëlsira për t’ua shpërndarë miqve dhe familjes me rastin e lindjes së nipit të tij. Megjithatë, njoftohet se si pasojë e helmimit 10 persona humbën jetën, në mesin e të cilëve gjendeshin edhe shtatë vëllezërit dhe motrat e Hayatit dhe dy fëmijët e tij.