Boury Mbaye, taksistja e vetme grua në Senegal
Boury Mbaye prej 11 vitesh drejton timonin e taksisë dhe njihet si "taxi-sister"

Dakar
ALAATTİN DOĞRU
Nga 20 mijë taksi në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, vetëm njërin prej tyre e drejton një grua. Boury Mbaye prej 11 vitesh drejton timonin dhe njihet si "taxi-sister", shkruan Anadolu Agency (AA).
Ish-presidenti Abdoulaye Wade në vitin 2004 kishte futur në funksion projektin "taxi-sisters" duke synuar rritjen e punësimit të grave. Atë kohë, 24 grave u ishin dhuruar automjete me mbështetjetë të shtetit për të punuar si taksiste.
Edhe pse të gjitha e kanë lënë profesionin për shkak të defekteve të automjeteve që janë shfaqur me kalimin e kohës, 49-vjeçarja Boury Mbaye ka arritur të ngelet gruaja e vetme taksiste që iu bashkangjit projektit në vitin 2008.
Për shkak të defektit, ajo është detyruar ta ndërrojë makinën e cila mbante mbishkrimin "taxi-sister".
Mbaye, e cila jeton 25 kilometra larg qendrës së qytetit, zgjohen në orët e hershme të mëngjesit dhe arrin në Dakar më së voni në ora 6:15.
Duke folur për AA, ajo thotë se ditën e fillon duke i dërguar në shkollë fëmijët e disa klientëve të rregullt, ndërsa më pas stacionohet në afërsi të Universitetit Cheikh Anta Diop.
Mbaye punon deri në ora 15:00 ose 16:00, ndërsa të ardhurat e saj ndryshojnë, por, siç thotë, janë të mjaftueshme për jetesë.
Ajo thekson se familja dhe të afërmit e mbështesin në profesionin e saj dhe shton se klientët fillimisht habiten pasi ta shohin, por më pas i japin vlerësime pozitive.
"Më pëlqen profesioni im. Dua që punën time ta bëj me cilësi të lartë dhe njerëzit të thonë se paska edhe femra taksiste dhe të rritet numri i grave që punojnë me taksi", thotë Mbaye.
"Kolegët e mi meshkuj më shohin si motër e madhe ose si nënë e tyre", shton ajo.
Mbaye shprehet se shumë familje pyesin nëse ka edhe gra të tjera që bëjnë të njëjtën punë, pasi duan që fëmijët e tyre t'ua besojnë grave.
Ndërkaq, studentja e Fakutltetit të Drejtësisë Kira Diop, e cila ishte kliente në taksi, tha se është habitur kur ka parë një grua duke drejtuar taksinë, por tha se ky fakt e ka bërë atë të lumtur.
"Ishte surprizë të shoh një grua duke drejtuar timonin, por ishte gjë e bukur. Numri i grave në këtë profesion duhet të rritet", tha Diop.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.