Felix Nkambeh Tih
23 Qershor 2017•Përditësim: 24 Qershor 2017
DAKAR (AA) - Fondacioni Maarif i Turqisë ka shprehur përkushtimin për të ofruar arsim cilësor në Senegal nëpërmjet menaxhimit të shkollave që dikur kishin lidhje me Organizatën Terroriste FETO e cila qëndron prapa përpjekjes së grushtit të shtetit të vitit të kaluar në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ne së bashku do të krijojmë arsim cilësor që do të përpiqet të plotësojë më së miri pritjet e të gjithëve", tha të enjten Mahmut Mustafa Ozdil, anëtar i bordit të fondacionit.
Këto komente ai i bëri në një konferencë për shtyp të mbajtur në rezidencën e ambasadores turke në Senegal, Nilgun Erdem Ari, duke u fokusuar në aktivitetet e Fondacionit Maarif në Senegal, përfshirë vendimin për të marrë menaxhimin e shkollave të lidhura dikur me Organizatën Terroriste FETO.
Ozdil nënvizoi se fondacioni ka në plan të fillojë menaxhimin e shkollave vitin e ardhshëm shkollor. "Kushtet janë të pranishme, kështu që ne mund të ofrojmë gamën tonë të tërë që shtrihet nga edukimi parashkollor deri në arsimin e lartë", u zotua ai.
Dhjetorin e kaluar, qeveria e Senegalit vendosi të ndryshojë menaxhimin e shkollave Yavuz Selim pas grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut në Turqi, i cili martirizoi 250 vetë dhe plagosi mijëra të tjerë, prapa të cilit qëndron FETO.
Duke i siguruar prindërit që kanë frikë nga mbylljet e shkollave, Ozdil ka thënë: "Ka pasur shumë keqinformime. Kurrë nuk është bërë fjalë për mbyllje. Kjo është një vazhdimësi nën mbikëqyrjen e fondacionit". "Prioriteti ynë është që të ofrojmë shërbime cilësore," shtoi ai.
Nga ana tjetër, ambasadorja Ari tha: "Dy krerët e shteteve kanë rënë dakord të transferojnë menaxhimin e shkollave. Turqia ka përvojë të madhe në fushën e arsimit dhe synon të ndajë përvojën e saj me partnerët e saj".
Ari gjithashtu premtoi se do të mbajnë mësimdhënësit senegalezë që punojnë në këto institucione, si dhe do të punësojnë edhe mësimdhënës të rinj.