Gülbahar Sayım
11 Nëntor 2016•Përditësim: 11 Nëntor 2016
DAKAR (AA) – Ministri i Jashtëm i Francës Jean Marc Ayrault tha se do të rritet mbështetja për zhvillim që u ofrohet shteteve afrikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai këtë e bëri të ditur në një konferencë për media në kryeqytetin e Senegalit, Dakar me homologun e tij senegalez Mankeur Nidaye ku ndodhet për vizitë zyrtare.
Në fjalën e tij, Ayrault ka thënë se “Do ta rrisim ndihmën për Afrikën në kuadër të Asistencës Zyrtare për Zhvillim (ODA)".