jeta

Humb shqisën e nuhatjes, mjekët i gjejnë dhëmb në hundë

Mjekët zbuluan se dukuria e shfaqjes së dhëmbit në hundë mund të ndodh tek personat që kanë buzë lepuri

Zehra Ulucak  | 28.02.2019 - Përdıtësım : 01.03.2019
Humb shqisën e nuhatjes, mjekët i gjejnë dhëmb në hundë

Ankara

Pas pengesave dhe humbjes së shqisës së nuhatjes, 59-vjeçari nga Danimarka vizitoi mjekun i cili i gjeti dhëmb në hundë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy vite danezi ankohej për pengesa në vrimën e majtë të hundës dhe pas trajtimit dhe marrjes së barnave që përmbajnë steroide, ai nuk ndjeu kurrfarë përmirësimi. Më pas vizitoi spitalin Aarhus ku pas kontrollit zbuluan një masë të mbuluar me mukozë në fund të zgavrës së hundës.

Mjekët reaguan me urgjencë, pasi dyshuan se ka një cist dhe u operua ndërsa mjekët i nxorrën një dhëmb të mbuluar me indin e inflamuar të hundës.

Ata nuk zbuluan shkaqet se si kishte arritur dhëmbi në hundë, por theksuan se këto raste janë të rralla dhe kryesisht shfaqen tek meshkujt.

Mjekët zbuluan se dukuria e shfaqjes së dhëmbit në hundë mund të ndodh tek personat që kanë buzë lepuri.

Pacienti, pas trajtimit njëmujor, ndjehej mirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın