jeta

"Dua të varrosem në lindje të Eufratit, edhe nëse vdes në perëndim të tij"

Prej katër vitesh, Ebu Ibrahim jeton së bashku me familjen e tij larg vendlindjes së tij Shujuh pasi është dëbuar nga organizata terroriste YPG/PKK

31.01.2019 - Përdıtësım : 01.02.2019
"Dua të varrosem në lindje të Eufratit, edhe nëse vdes në perëndim të tij" ( Ömer Alven - Anadolu Agency )

Jarabulus

JARABULUS (AA) - ÖMER KOPARAN 

Muhamed Ebu Ibrahim, i dëbuar nga linjda e Eufratit nga organizata terroriste YPG/PKK, pret operacionin ushtarak të Turqisë për t'u kthyer në vendlindjen e tij. Ebu Ibrahim, i cili u ka kërkuar fëmijëve të tij ta kthejnë në vendlindje, dëshiron të varroset në lindje të Eufratit, edhe nëse ai vdes në perëndim të tij, shkruan Anadolu Agency (AA).

Prej katër vitesh, Ebu Ibrahim jeton së bashku me familjen e tij larg vendlindjes së tij Shujuh, që gjendet në brigjet lindore të lumit Eufrat në veri të Sirisë.

Familja është larguar me forcë nga shtëpia nga ana e YPG/PKK-së dhe është detyruar të migrojë dhe të strehohet në një kamp në Jarabulus, rajon i çliruar nga ushtria turke përmes operacionit "Mburoja e Eufratit".

Babai Ebu Ibrahim thuajse çdo ditë i merr dy fëmijët e tij në brigjet e Eufratit dhe në pjesën përball vështron vendlindjen.

Ai u rrëfen fëmijëve të tij ditët kur Shujuh ishte larg terrorit dhe ua mbjell qëllimin që një ditë kur të përfundojë shtypja e organizatës terroriste YPG/PKK, të kthehen në vendlindje.

"Së bashku me ne, PKK ka detyruar të migrojnë nga qyteza Shujuh e Halepit rreth dhjetë mijë familje, prej të cilëve, 90 për qind jetojnë në kampet në Jarabulus", tha Ebu Ibrahim për AA, teksa po bisedonte me dy fëmijët e tij në brigjet e Eufratit.

Ndërkaq, duke u rrëfyer djalit të tij qytezën më parë, ai tha se ajo ka pasur shumë toka pjellore.

"Jeta këtu ishte shumë e mirë. Njerëzit e donin njëri-tjetrin. Shiko, bir, ne e mbajmë në zemër kauzën e Shujuh-ut. Edhe ti duhet ta mbash atë sikurse ne", theksoi Ebu Ibrahim.

Ai i porositi fëmijët e tij të përpiqen për ta kthyer qytezën, pasi, siç tha, ajo është trashëgimi e të parëve.

Duke folur edhe për operacionin e mundshëm të Turqisë në lindje të Eufratiti, Ebu Ibrahim tha se "secili është gëzuar nga ky lajm".

"Madje edhe nëse vdes në perëndim të Lumit Eufrat, unë dua të varrosem në lindje. Do t'u them fëmijëve të mi që qëllimi i vetëm i tyre të jetë kthimi në Shujuh", u shpreh ai.

Ndërkaq, në lidhje me shtypjen e organizatës terroriste YPG/PKK, ai rrëfeu se grupi terrorist nuk i lejon të kthehen në shtëpi.

"I shkatërruan shtëpitë tona. Na kanë djegur të korrat, na kanë kërcënuar vazhdimisht. Të gjithë kanë frikë prej tyre. Gratë, fëmijët tanë, të gjithë (në lindje të Eufratit) janë duke pritur operacionin. Njerëzit këtu nuk i ndërrojnë shtëpitë e tyre edhe sikur t'u ofroni pallate. Shtëpitë atje janë sikur parajsë për njerëzit këtu, qofshin edhe me nga një dhomë", shprehet Ibrahim.

Ndërkaq, djali i tij, Jazen, theksoi se ndihet i pikëlluar për humbjen e trojeve të tyre dhe thotë se në vendlinje kishte kaluar kohë të mirë.

"Ne vijmë këtu dhe vështrojmë shtëpinë tonë. Digjem, qaj dhe pikëllohem për tokat që humbëm", theksoi Jazen.

"Dua të bëhem inxhinier. Dua të ndërtoj një urë për të kaluar në shtëpinë tonë", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın