Erdal Türkoğlu
21 janar 2016•Përditësim: 22 janar 2016
HATAY (AA) - Përgjegjësi i zyrës së Hatay-t në Kuvendin Turkmen në Siri, Usame Solak, ka deklaruar se nuk do ta lënë luftën pavarësisht vazhdimit të sulmeve me mbështetjen e Rusisë dhe milicëve iranianë, irakianë, afganë në mënyrë, mbështetje kjo e cila ofrohet që forcat e regjimit të Asadit të marrin nën kontroll “Malin Turkmen”, raporton Anadolu Agency (AA).
Solak në një deklaratë për gazetarin e AA-së theksoi se në “Malin Turkmen” (Türkmendağı) në periferi të Latakias janë ende duke vazhduar konflikte të ashpra.
Duke vënë në dukje se opozitarët vazhdojnë të mbrojnë atdheun e tyre me të gjitha mundësitë që ata kanë Solak u shpreh se: "Rusia e cila me fjalë ka ardhur të godasë DAESH-in, sulmin e parë në vend e ka ndërmarrë në fshatrat turkmene. Teksa sulmet vazhdojnë deri në ditën e sotme miqtë në fjalë të Sirisë nuk e kanë ngritur zërin. Na kanë treguar dhe njëherë këtë aleancë të pisët mbi vendin tonë".
Solak ka theksuar se Asadi i cili merr fuqi nga Rusia po përdor të gjitha mundësitë për të marrë nën kontroll “Malin Turkmen”.
"Që nga dita që kanë ardhur rusët kemi humbur shumë njerëz dhe fshatra. Regjimi për të marrë nën kontroll “Malin Turkmen” me mbështetjen e Rusisë dhe milicëve iranianë, irakianë, afganë vazhdon sulmet me të gjithë fuqinë. Bombat mbi fshatrat tanë bien si shi. Edhe pse po humbasim forcë kundër kësaj force dhe teknologjie ne do të vazhdojmë luftën tonë deri edhe në ushtarin tonë të fundit. Dallimi më i rëndësishëm mes nesh është se ata luftojnë për para, ndërsa ne për atdhe dhe Allah. Të rinjtë tanë me baballarët 60 vjeçarë janë të bashkuara krah më krah dhe mbrojnë fshatrat. Do të vazhdojmë të luftojmë edhe sikur të mbesë një fshat dhe një ushtarë i vetëm. Këto troje janë të para-ardhësve tanë dhe lufta këtu nuk mbaron kurrë"- u shpreh Solak.
Ai ndër të tjera ka mbrojtur qëndrimin e tij se për shkak se rajoni turkmen Bayırbucak ka një rëndësi të pozicionit strategjik, regjimi kërkon që të marrë nën kontroll këtë rajon dhe të mund t’ia japë PYD-së.