Kemal Zorlak
21 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
SARAJEVË (AA) - Ndër ngjarjet historike që kanë ndodhur në këtë datë, veçojmë:
Në vitin 1899. - Kompania Opel filloi me prodhimin e automjeteve.
Në vitin 1911. - Në Monte Carlo u organizua gara e parë e makinave.
Në vitin 1924. - Vdiq Vladimir Iljiç Lenin, marksisti rus, revolucionar dhe burrë shteti, udhëheqës i Revolucionit të Tetorit në vitin 1917 në Rusi, themeluesi i Partisë Komuniste të parë dhe Kominternës dhe themeluesi i Federatës ruse Socialiste të Republikave Sovjetike dhe Bashkimit Sovjetik.
Në vitin 1924. - Ka lindur Benny Hill, komediani britanik.
Në vitin 1925. - Asambleja kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë.
Në vitin 1976. - Në BRSS për herë të parë u lejua shitja e gazetave perëndimore ndër të cilat "New York Times" dhe "Financial Times".
Në vitin 1997. - Kancelari gjerman Helmut Kohl dhe kryeministri Vaclav Klaus nënshkruan një deklaratë pajtimi në të cilën Gjermania shprehu keqardhje në lidhje me pushtimin nazist të Çekosllovakisë nga viti 1938 deri në vitin 1945, dhe Republika Çeke për shkak të dëbimit të gjermanëve nga zona suedete pas Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1998. - Në Bosnjë e Hercegovinë është prezantuar marka konvertibile, monedha e re e përbashkët për dy entitetet, Federatën BeH-së dhe Republikën Serbe.
Në vitin 1998. - Me ftesë të presidentit kuban Fidel Castro, Papa Gjon Pali II nisi një vizitë historike pesë-ditore në vendin komunist.
Në vitin 2015. - Në Zagreb vdiq Kemal Monteno, një nga këngëtarët më të famshëm të këngëtarëve boshnjakë, kompozitor. Montena dha një stil të veçantë lirik dhe romantik, ndërsa për publikun u bë i famshëm me këngët "Sarajevë, dashuria ime" dhe "Toka ime" dhe të tjera. Monteno u varros në vendlindjen e tij në Sarajevë.