Dzihat Aliju
08 nëntor 2015•Përditësim: 09 nëntor 2015
SHKUP (AA) - Zëvendëskryeministri i Turqisë, Yalçın Akdoğan i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, pas takimit të sotëm që kishte me kryeministrin e vendit, Nikolla Gruevski, vizitoi çarshinë e vjetër të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë nuk janë dhënë detaje për tematikën e bisedimeve në kryeministri pasi mediat nuk u lejuan të ishin të pranishme. Pas këtij takimi zëvendëskryeministri turk bëri një shëtitje nëpër çarshinë e vjetër të Shkupit, ku bashkëbisedoi me turistët turq të cilët rastisën në çarshi si dhe me tregtarë të ndryshëm me të cilët bashkëbisedoi për sfidat me të cilat përballen.
Ai nesër do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së publikimeve të gjuhës shqipe dhe maqedonase në Shkup.