Sinan Uslu
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 25 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Në kuadër të ofensivës Mburoja e Eufratit të paktën 68 militantë të organizatës terroriste DEASH janë neutralizuar nga forcat ushtarake turke në El Bab të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm turk të shtunën, një total prej 141 objektivave të DAESH-it përfshirë zyrat qendrore ushtarake të tyre u shkatërruan në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit.
Sipas një njoftimi nga deklarata thotë se dy ushtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) u martirizuan dhe një tjetër u plagos në përleshje me terroristët e DEASH-it. Në deklaratë thuhet gjithashtu se një automjet i armatosur dhe një fluturake janë shkatërruar, ndërsa gjatë përleshjeve të paktën 38 terroristë janë neutralizuar.
Ndërkohë forcat ajrore kanë bombarduar 6 objektiva të DEASH-it në El Bab, si pasojë 3 godina të përdorura si qendra ushtarake dhe 3 automjete të armatosura janë shkatërruar. Si rrjedhojë e këtij operacioni të paktën 30 terroristë janë neutralizuar.
Ofensiva Mburoja e Eufratit nisi më 24 gusht dhe ndodhet në ditën e 123-të të saj.