Levent Tok,Burak Karacaoğlu,Selen Temizer
07 Tetor 2017•Përditësim: 08 Tetor 2017
ANKARA/IDLIB (AA) – Në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit janë drejt përfundimit përgatitjet për transferimin e disa elementëve të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në qytetin Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Është në rritje mbështetja aktive e Turqisë, në mënyrë që të sigurojë dhe ofrojë siguri në Idlib i cili është një nga rajonet ku deri pak kohë më parë po përjetoheshin konfliktet më të dhunshme mes forcave të regjimit të Bashar al Asadit dhe grupeve ushtarake kundër regjimit dhe opozitarëve.
Qyteti Idlib i cili ndodhet në veri të Sirisë pranë kufirit me Turqinë në kuadër të një marrëveshjeje mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit të arritur në Astana u vendos brenda "rajonit jo-konfliktual" me qëllim për të ulur tensionin.
Pas bisedimeve intensive mes Turqisë, vendit garantues për opozitarët, dhe Rusisë si garantuese e regjimit, marrëveshja ka arritur në fazën e zbatimit.
Qyteti Idlib ndodhet nën kontrollin e disa grupeve opozitare dhe të grupeve ushtarake kundërshtare të regjimit.

"Çfarë do të bëjnë ushtarë turq në Idlib?
Elementët e TSK-së do të jenë të përfshirë brenda kufijve të rajonit të caktuar për Idlibin për të ulur tensionet. Detyra e tyre do të jenë për ta bërë më të përhershëm armëpushimin. Me këtë qëllim elementët e TSK-së do të formojnë pikat e kontrollit dhe të vëzhgimit.
TSK po ndërmarrin ofensivë? kundër kujt?
Burimet ushtarake dhe diplomatike tërheqin vëmendjen se veprimet e TSK-së nuk do të jenë ofensivë, por transferim (dislokim). Gjatë transferimit dhe pas tij nuk synohet konflikt me elementët lokalë apo me regjimin e Asadit. Por TSK përgatitjet e saj i ka kryer duke marrë parasysh të gjitha rreziqet e sigurisë.
Çfarë pritet për transferimin?
Për realizimin pa problem të transferimit po vlerësohet situata e grupeve të armatosura lokale. Grupet lokale janë kundër ardhjes së disa grupeve të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). Në Idlib ndodhen një numër i madh i grupeve opozitare dhe grupeve kundër regjimit.
Hejet Tahrir Sham, një prej grupeve kundër regjimit kohët e fundit është shfaqur në plan të parë me rritjen e efikasitetit në Idlib. Grupi në muajt e fundit ka një forcë të rëndësishme të armatosur përballë ndarjes së një numri të madh të komponentëve.
Hejet Tahrir Sham nuk ka bërë ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë kundër transferimit të ushtarëve turq në rajon. Ndërsa në anën tjetër grupi në fjalë me disa opozitarë kundërshtojnë hyrjen në Idlib të grupeve të ndryshme të ULS-së të cilët janë përgatitur për të ardhur nga rajoni i Operacionit "Mburoja e Eufratit". Si arsyetim Hejet Tahrir Sham ka paraqitur se grupet që do të vijnë në rajon duhet të marrin leje nga SHBA-ja.
TSK duke vlerësuar situatën e ndjeshme në rajon pret që të sigurohen kushtet më të sigurta për transferim.
Përse Idlibi është i rëndësishëm?
Në luftën e brendshme në Siri ka qenë një prej rajoneve ku është përjetuar vala më e madhe e dhunës.
Pas daljes së Idlibit nga kontrolli i regjimit dhe pas përfshirjes së Rusisë në luftën e brendshme në tetor 2015, në rajon filluar sulmet e ashpra ajrore. Ndërsa në anën tjetër edhe me strehimin e civilëve të larguar nga rajonet e tjera të brendshme të Sirisë, Idlibi u bë një territor ku janë bllokuar miliona njerëz.
Në rast të mos ruajtjes së armëpushimit, në mënyrë të pashmangshme në një kohë të afërt mund vërehet fillimi i një vale të dhunës së ashpër nga regjimi i Asadit, forcat e mbështetura nga Irani dhe Rusia. Në një situatë të tillë pritet që miliona persona të dynden në kufi për të hyrë në Turqi. Në brezin që mund të konsiderohet pika zero me kufirin aktualisht strehohen nëpër kampe afërsisht 1 milion persona.
Sipas regjistrave të administratës civile lokale, në Idlib ndodhen rreth 2 milionë e 400 mijë banorë vendas, dhe afërsisht 1.3 milionë qytetarë të ardhur me migracionin e brendshëm.
Prej transferimit që TSK ka nisur me qëllim ruajtjen e armëpushimit në Idlib, do të sigurohet një qëndrim i sigurtë për civilët, ku theksohet se në këtë mënyrë do të parandalohet një migrim i mundshëm.
Çfarë lidhje ka Idlibi me kërcënimin e PKK-së?
Rajoni Afrin i Halepit i cili ndodhet në majë të pjesës verilindore të qyteti Idlib, që prej vitit 2011 e deri tani ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/PYD. Organizata dëshiron që të marrë nën kontroll një pjesë të Idlibit në mënyrë që të hapë një korridor për të dalë në Mesdhe, duke nisur nga kufiri i Irakut në veri të vendit.
Turqia me linjën ushtarake që do të formojë brenda Idlibit në kuadër të marrëveshjes Astana, në të njëjtën kohë do të jetë një mur sigurie përpara përhapjes në Idlib të organizatës terroriste në Afrin.