Hilmi Sever
30 Qershor 2018•Përditësim: 01 Korrik 2018
MOSKË (AA) - Në Kampionatin Botëror 2018 që po organizohet në Rusi, nesër do të zhvillohen 2 ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e parë do zhvillohet mes Rusisë nikoqire dhe Spanjës në stadiumin që u bë edhe hapja e kampionatit, Luzhniki, në ora 16.00.
Rusia do të dal në ndeshjen e dytë në këtë stadium në kampionat. Në ndeshjen e parë kishin arritur rezultat prej 5-0 përballë Arabisë Saudite.
Ndërsa Spanja do të luaj ndeshjen e parë të saj në Moskë. Spanjollët tre ndeshjet e para në kampionat i zhvilluan në Soçi, Kazan dhe Kaliningrad.
Ndeshja e dytë e ditës së dytë në kampionat do të zhvillohet mes Kroacisë dhe Danimarkës në ora 20.00.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Nizhny Novogorod.
Kroatët të cilët në grup arritën t'i fitojnë të gjitha ndeshjet, Argjentinën e kishin fituar me rezultat 3-0 në të njëjtin stadium.