Fatih Erkan Doğan
20 Tetor 2016•Përditësim: 20 Tetor 2016
ANKARA (AA) – Ulja e tatimeve për kontribuesit e rregullt është masa e re tatimore e cila do të prezantohet në janar të vitit të ardhshëm, bëri të ditur ministri i Turqisë për Financa, Naci Agbal.
I ftuar në panelin editorial të Anadolu Agency (AA) në Ankara, Agbal tha se masat lehtësuese parashohin lirime ose kthim të tatimeve për paguesit e rregull të obligimeve ndaj shtetit.
Agbal tha mes tjerash se “ata të cilët në 3-5 vitet e fundit kanë mbushur formularin për tatim dhe e kanë paguar të njëjtin do të kenë një zbritje nga shuma e përllogaritur në deklaratën tatimore të taksapaguesve të Turqisë.
“Akoma jemi duke punuar për shkallën e zbritjes. Mund të jetë 1 përqind, 2 përqind apo 3 përqind”, tha Agbal.
Lidhur me buxhetin e vitit 2017, ministri i Financave tha se i njëjti do të vë në lëvizje rritjen.
“Aktualisht 43 përqind e shpenzimeve tona nga buxheti nuk shkojnë në pagesat e interesit. Vetëm 8.9 përqind shpenzohet për pagesat e interesit ndërkohë që punojmë në drejtim të uljes edhe të kësaj”, tha ai.
Agbal tha se Turqia ka mirëmbajtur atraktivitetin e saj për investitorët vendas dhe të huaj përkundër deklaratave pesimiste në disa media.
“Me uljen e nivelit të rreziqeve në rajon do të përmirësohet pozita e Turqisë në raport me tregtinë me jashtë”, tha ai për të shtuar se ekonomia e Turqisë deri në fund të vitit do të arrijë një rritje prej 3.2 përqind, 4.4 në vitin 2017 dhe rreth pesë në vitet 2018 dhe 2019.