Yunus Girgin
10 Dhjetor 2020•Përditësim: 10 Dhjetor 2020
Shkalla e papunësisë në Turqi ishte 12.7 për qind në shtator, duke treguar një rënie prej 1.1 pikë përqindjeje nga viti në vit, njoftoi sot Instituti Turk i Statistikave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i njerëzve të papunë të moshës nga 15 vjeç e më lartë ra për 550 mijë në 4 milionë nga shtatori krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas institutit. Shkalla e papunësisë së të rinjve në grup-moshën 15-24 vjeç ra në 24.3 për qind, me një rënie prej 1.8 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë jo-bujqësore gjithashtu ra 1.5 pikë përqindje në 14.9 për qind, nga viti në vit gjatë të njëjtit muaj.
Ndërkohë, punësimi u regjistrua në 44.1 për qind me një rënie prej 2 për qind në vit.
Në gusht, shkalla e papunësisë së vendit ishte 13.2 për qind.