Politikë, Ekonomi

Trump propozon uljen e tarifave ndaj Kinës në 80 për qind

"Ndaj Kinës duket e përshtatshme zbatimi i një tarife prej 80 për qind. Varet nga Scott Bessent", tha Trump në deklaratën e tij duke iu referuar sekretarit amerikan të Thesarit

Elif Gültekin Karahacıoğlu  | 09.05.2025 - Përdıtësım : 11.05.2025
Trump propozon uljen e tarifave ndaj Kinës në 80 për qind

Ankara

Përpara takimit të Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent dhe delegacionit të tij me zyrtarët kinezë në Zvicër, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka propozuar uljen e tarifave doganore të vendosura ndaj Kinës nga 145 për qind në 80 për qind, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në "Truth Social", Trump bëri një deklaratë në lidhje me tarifat e planifikuara ndaj Kinës.

"Ndaj Kinës duket e përshtatshme zbatimi i një tarife prej 80 për qind. Varet nga Scott Bessent", tha Trump në deklaratën e tij duke iu referuar sekretarit amerikan të Thesarit.

Takimi në Zvicër do të jetë kontakti i parë zyrtar ballë për ballë midis dy vendeve, pasi Trump vendosi në zbatim tarifën prej 145 për qind për mallrat kineze.

Delegacioni amerikan do të kryesohet nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer ndërsa pala kineze do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, përgjegjës për Çështjet Ekonomike, He Lifeng.

Bisedimet do të përqendrohen në tarifat dypalëshe dhe ribalancimin e marrëdhënieve tregtare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.