Emre Gürkan Abay
06 Prill 2022•Përditësim: 06 Prill 2022
Shitja e automjeteve në Rusi ka rënë në rreth 55 mijë njësi në mars, apo 63 për qind më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raporti i publikuar nga Shoqata Evropiane e Biznesit (AEB), me seli në Rusi thekson se numri i shitjeve të automjeteve është ulur, kryesisht për shkak të sanksioneve.
Çmimet e automjeteve në Rusi u rritën 40 për qind në mars nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shumë kompani botërore të automjeteve kanë njoftuar se kanë pezulluar aktivitetet në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.
Ekspertët thonë se problemet logjistike po shkaktojnë mungesën e pjesëve të këmbimit, gjë që ka shkaktuar rritjen e çmimit të automjeteve.
Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar ndërsa Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, vendosën sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.