Abdullah Aşıran
06 Prill 2022•Përditësim: 06 Prill 2022
Holanda në kuadër të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë ka sekuestruar 13 jahte ruse që ishin në ndërtim dhe mirëmbajtje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra në një deklaratë tha se gjithsej 13 jahte në pesë prodhues të jahteve në vend janë nën kontroll të rreptë të doganave holandeze.
Hoekstra shtoi se 12 jahte më të gjatë se 35 metra janë në ndërtim e sipër dhe një jaht është në mirëmbajtje.
Ai shtoi se deri më tani në vend janë ngrirë asete ruse në vlerë prej 516 milionë euro dhe janë bllokuar 155 milionë euro transaksione.