Övünç Kutlu,Gülşen Çağatay
04 Mars 2019•Përditësim: 05 Mars 2019
Çmimi markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar, Brent, ka shënuar rritje të hënën dhe aktualisht shitet me 65.21 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) shitet me 55,94 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kujtojmë se të premten Brent mbylli javën e tregtimit me 64,76 dollarë për fuçi, ndërsa WTI, 55,64 dollarë për fuçi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vazhduar të rrisin prodhimin e naftës së papërpunuar duke arritur një tjetër rekord të kohëve të fundit, me çka kanë shtuar pasigurinë e tregut global të naftës duke krijuar një presion për rënie të çmimeve të naftës.
Prodhuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, ka regjistruar rritje të prodhimit të naftës së papërpunuar me 104.000 fuçi në ditë, një rekord i ri i të gjitha kohërave me gjithsej 12.1 milion fuçi në ditë (mfd), shifra këto të vlefshme përfundimisht me 22 shkurtin.
Çmimet e naftës së papërpunuar filluan të ulen të enjten pasi Japonia shënoi rënien më të madhe të prodhimit, që rezultoi me një kërkesë më të vogël për naftë të papërpunuar në tregun e konsumit të ekonomisë së katërt në botë.
"Pas vendimit për të ulur prodhimin e naftës me 1.2 milion fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, OPEC-u dhe vendet e saj aleate po zbatojnë një qasje shumë të ngadaltë dhe të matur për të zbatuar marrëveshjen", deklaroi ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.
Administrata për Informacion mbi Energjinë (EIA) thotë se prodhimi amerikan i naftës së papërpunuar, pritet të arrijë mesatarisht 12,4 mfd në vitin 2019, si dhe 13,2 mfd në vitin 2020.