Övünç Kutlu
06 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan sot ulje pasi paraprakisht dy gjigantë amerikanë të prodhimit, njoftuan mbi planet e tyre për të rritur prodhimin në pesë vitet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, sot ka filluar tregtimin me 65.41 dollarë për fuçi, që është një ulje me 0.3 për qind nga një ditë më parë kur u tregtua me 65.59 dollarë për fuçi.
Ndërkohë marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 56.11 dollarë për fuçi, një rënie me 0.15 për qind nga e marta, kur shitej me 56.19 dollarë për fuçi.
Zhvillimet e fundit janë rrjedhojë e njoftimit që bënë dy gjigantët amerikanë të prodhimit të naftës, ExxonMobil dhe Chevron, të cilët thanë se të martën se do të rrisin prodhimin në pellgun Permian me rreth 1 milion fuçi në ditë secili, gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare.
Prodhuesi më i madh i naftës në botë ka shënuar një rekord të ri të prodhimit të naftës me 12.1 milionë fuçi në ditë.