Ekonomi

Maqedonia dhe BeH me nismë për ministri për Zvillim Rajonal

Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është 160 milionë dollarë

Bekim Laci  | 26.02.2019 - Përdıtësım : 27.02.2019
Maqedonia dhe BeH me nismë për ministri për Zvillim Rajonal ( Vedat Abdul - Anadolu Agency )

Shkup

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, ka pritur në një takim në Shkup, delegacionin e presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, të udhëhequr nga anëtari i presidencës, Zheljko Komshiq, me të cilin bashkarisht konstatuan se politikanët ngadalë por sigurtë kanë filluar të marrin mesazhin se veprimtarinë e tyre duhet ta orientojnë nga ekonomia, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën e përbashkët për mediat pas takimit, Azeski tha se për vendin dhe për Bosnjë e Hercegovinën kjo është e një rëndësie të veçantë, pasi mungesa e infrastrukturës së mirëfilltë, ka bërë që shkëmbimi tregtar mes të dy vendeve të jetë në nivel të ulët, prandaj për të përmirësuar raportet do të nevojitet një veprim më i madh në kuadër të Forumit Investues të Odave (FIO), ku vendet kanë në disponim edhe mjete të Bashkimit Evropian për përkrahje ekonomike të tyre.

“Kemi ndarë rolet, Bosnja do të udhëheqë me procesin e dixhitalizimit ndërsa ne do të udhëheqim me procesin e vendosjes së edukimit dual në të gjitha gjashtë shtetet, për çka do të nisim një aksion serioz i cili do të fillojë muajin e ardhshëm, atëherë kur do të mbahet samiti i parë i dixhitalizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që më pas në prill të mbahet forumi i biznesit në Sarajevë”, tha Azeski, për të shtuar se nga Komshiq si një politikan, ka kërkuar të ndihmojë në vendosjen e linjës ajrore Shkup-Sarajevë dhe në themelimin e ministrive për Zhvillim Rajonal dhe një sërë çështjesh infrastrukturore.

Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe BeH-së është 160 milionë dollarë.

Komshiq nga ana e tij theksoi se me nikoqirin e tij kanë biseduar për tema të cilat do të krijonin kushte në të mira për komunitetin e biznesit, megjithatë, shtoi se gjërat ndonjëherë dinë të komplikohen, sidomos nga perspektiva e BeH-së, ku falë rendit kushtetues punët rrjedhin ngadalë.

“Te çështja e Ministrisë për Zhvillim Rajonal që diskutuam, gjërat do të komplikohet. Në shikim të parë duket e thjeshtë megjithatë, në BeH menjëherë do të hapej një debat joracional për mua, se në cilin nivel të pushtetit do të duhet të formohet ajo ministri. Nëse Maqedonia e Veriut e bën, do të ishte një ministri, ndërsa te ne të paktën dy”, tha Komshiq, për të shtuar se çështja e linjës ajrore Shkup-Podgoricë-Sarajevë i është parashtruar shumë herë, për çka tha se do të bëjë çmos si një politikan që kjo të realizohet, por edhe të nënshkruhet një marrëveshje e cila do të evitonte tatimimin e dyfishtë të qytetarëve të të dyja vendeve, një absurd i llojit të vet.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Azeski, komentoi paralajmërimet e kryeministrit Zaev për rritjen e sërishme të pagës minimale në prill, duke thënë se qëndrimi i tyre është që kjo të mbetet në vullnetin e punëdhënësve, sepse nëse gjërat imponohen, atëherë kjo mund të rezultojë me mbylljen e kompanive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.