Ekonomi

Rritet vëllimi tregtar Rusi-BE, pavarësisht sanksioneve

Vëllimi tregtar midis Rusisë dhe BE-së është rritur me 22.1 për qind, duke arritur shifrat në 119.7 miliardë dollarë në 5 muajt e parë të këtij viti

Emre Gürkan Abay   | 12.07.2018
Rritet vëllimi tregtar Rusi-BE, pavarësisht sanksioneve

Moskë

MOSKË (AA) - Vëllimi tregtar midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian (BE) është rritur me 22.1 për qind, duke arritur shifrat në 119.7 miliardë dollarë në 5 muajt e parë të këtij viti krahasuar periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave të publikuara nga Shërbimi Federal i Doganave të Rusisë (FTS), vëllimi tregtar midis Rusisë dhe BE-së u rrit në 119.7 miliardë dollarë në periudhën janar-maj të këtij viti, duke arritur në 22.1 për qind në krahasim nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Eksportet e Rusisë në BE në të njëjtën periudhë u rritën me 24.5 për qind në 2017 në 83.4 miliardë dollarë, ndërsa importet e Rusisë nga ky rajon u rritën me 16.9 për qind në 36.3 miliardë dollarë.

Edhe pjesa e Rusisë në vëllimin e përgjithshëm tregtar me BE-në në pesë muajt e parë të këtij viti me një rritje prej me 0.5 pikë është rritur në 44.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rusia ndaj të cilës BE-ja për shkak të aktiviteteve të saj në Ukrainë filloi zyrtarisht zbatimin e sanksioneve më 1 gusht 2014, ajo nuk lejon hyrjen në vend të disa produkteve që vijnë nga këto vende duke zbatuar embargo për produktet e vendeve të BE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın