Gökhan Ergöçün
04 Korrik 2025•Përditësim: 05 Korrik 2025
STAMBOLL (AA) - Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, ka bërë të ditur se fluturimi i parë pas shumë vitesh mes kryeqyteteve të Turqisë dhe Sirisë është realizuar sot, raporton Anadolu.
Uraloğlu tha se fluturimi i parë nga Aeroporti Esenboğa i Ankarasë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut u realizua të premten.
“Ura jonë e re e zemrave që lidh Ankaranë me Damaskun ka marrë jetë si një simbol i miqësisë sonë të hershme”, theksoi ministri turk.
Ai bëri të ditur se shërbimi ajror do të ofrohet tre herë në javë, të hënave, të premteve dhe të dielave.
Fluturimi i parë mes Ankarasë dhe Damaskut u krye nga kompania ajrore turke AJet.
Këtë javë, kompania AJet gjithashtu ka nisur operimin e fluturimeve nga Aeroporti Sabiha Gökçen i Stambollit drejt Damaskut.