Trump njofton tarifë prej 50 për qind për importet e bakrit
- "Pas një vlerësimi të plotë të sigurisë kombëtare, po njoftoj një tarifë prej 50 për qind mbi bakrin, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht", shkroi presidenti amerikan, Donald Trump.

New York
NEW YORK (AA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se një tarifë prej 50 për qind do të vendoset mbi importet e bakrit duke filluar nga 1 gushti, transmeton Anadolu.
Trump bëri një postim mbi këtë temë nga llogaria e tij në "Truth Social".
"Pas një vlerësimi të plotë të sigurisë kombëtare, po njoftoj një tarifë prej 50 për qind mbi bakrin, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht", shkroi Trump.
Ai tha se bakri është thelbësor për gjysmëpërçuesit, avionët, anijet, municionet, qendrat e të dhënave, bateritë litium-jon, sistemet e radarëve, sistemet e mbrojtjes nga raketat dhe armët hipersonike. Trump shtoi se ky metal është materiali i dytë më i përdorur nga Departamenti i Mbrojtjes.
Duke pretenduar se "udhëheqës budallenj dhe letargjikë" po e shkatërronin industrinë e bakrit, Trump tha: "Kjo tarifë prej 50 për qind do ta përmbysë sjelljen e pamatur dhe budallallëkun e administratës së Bidenit. SHBA-ja do të krijojë përsëri një industri dominuese të bakrit. Në fund të fundit, kjo është epoka jonë e artë".