Admir Fazlagikj
02 Nëntor 2017•Përditësim: 03 Nëntor 2017
SHKUP (АА) – Qeveria e Republikës së Maqedonisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm planifikon të rrisë akcizën e naftës për tre denarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Financave të Republikës së Maqedonisë, Dragan Tevdovski në debatin e sotëm publik duke prezantuar propozim-buxhetin për vitin 2017 tha se me rritjen e akcizës dhe TVSH-së (tatimi i vlerës së shtuar) çmimi i dizelit do të jetë më i lartë për 3.5 denarë.
Sipas tij, arsyeja për rritjen e akcizës janë rekomandimet e BE-së për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe zvogëlimin e ndotjes.
Siç theksoi ai, me këtë rritje çmimi i naftës në Maqedoni do të jetë më i ulët krahasuar me rajonin.
Efekti i pritur i rritjes së akcizës në Buxhetin për vitin 2018 të cilin sot e prezantojnë në Ministrinë e Financave do të jetë 1.6 miliardë denarë, ndërsa nga TVSH-ja 350 milionë denarë dhe me këtë do të ketë të ardhura shtesë për Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.