Ekip
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) – Qeveria ruse pretendon se restriksionet e vizitave turistike në Turqi do të dëmtojnë të ardhurat industriale në destinacionin më të popullarizuar për turistët rusë, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria ruse ndaloi udhëtimet në Turqi, ku pasi që avioni ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore turke më 24 nëntor, i njëjti u rrëzua pas paralajmërimeve të vazhdueshme.
Megjithatë, ekspertët brenda dhe jashtë Rusisë thonë se nga kjo ndalesë më shumë do të goditet industria turistike ruse.
Sipas Marija Milaseviç, analiste e lartë në Euromonitor International, udhëtimet nga Rusia në Turqi pothuajse u dyfishuan mes viteve 2009 dhe 2014, nga 2.7 milionë në 4.5 milionë.
Derisa turistët rusë përbëjnë pothuaj se 14.65 përqind të vizitorëve të Turqisë në shtatorin e kaluar, kjo shifër shënoi rënie në 12.44 përqind të numrit të përgjithshëm të vizitorëve gjatë muajit të njëjtë të vitit 2015.