Ekonomi

BE pezullon tarifat e importit që zbatoheshin ndaj Ukrainës

Tarifat e importit për të gjitha produktet e eksportit të bëra nga Ukraina në Bashkimin Evropian do të pezullohen për 1 vit

Ata Ufuk Şeker  | 19.05.2022 - Përdıtësım : 19.05.2022
BE pezullon tarifat e importit që zbatoheshin ndaj Ukrainës

Bruksel

Parlamenti Evropian (PE) miratoi pezullimin e tarifave doganore për të gjitha produktet e importuara nga Ukraina për një periudhë 1-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së në Bruksel u diskutua propozimi i përgatitur për të mbështetur ekonomikisht Ukrainën.

Deputetet e PE-së, rregulloren që do t'i ndihmojë prodhuesit dhe eksportuesit ukrainas, e miratuan me 515 vota "pro", 32 "kundër" dhe 11 "abstenim".

Sipas kësaj, tarifat e importit për të gjitha produktet e eksportit të bëra nga Ukraina në Bashkimin Evropian (BE) do të pezullohen për 1 vit.

Për një vit do të hiqen gjithashtu tarifat për produktet industriale, frutat dhe perimet, detyrimet anti-dumping për importet e çelikut, si dhe masat mbrojtëse.

Rregullorja në fjalë do të hyjë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın