Ata Ufuk Şeker
18 tetor 2021•Përditësim: 20 tetor 2021
Midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Katarit u nënshkrua një marrëveshje për aviacionin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Evropian njoftoi në llogarinë e tij në mediat sociale se është nënshkruar marrëveshja rreth aviacionit midis Katarit dhe BE-së, e negociuar që nga viti 2016.
Sipas marrëveshjes, Katari dhe 27 vendet anëtare të BE-së gradualisht do të hapin hapësirat e tyre ajrore për linjat ajrore të njëri-tjetrit.
Standardet në fusha të ndryshme si siguria e aviacionit, menaxhimi i trafikut ajror, mjedisi dhe të drejtat e konsumatorit do të trajtohen në fluturimet midis BE-së dhe Katarit.
Në aviacion do të sigurohet një mjedis konkurrues transparent dhe i drejtë.
Marrëveshja e lartpërmendur e aviacionit do të zëvendësojë marrëveshjet dypalëshe të mëparshme.
Pas kësaj faze, marrëveshja duhet të ratifikohet nga institucionet e BE-së, 27 shtetet anëtare dhe Katari.