Japoni, hapet online Panairi "CEATEC 2021"
"Si një ekspozitë që hap tregje të reja, ne duam t'i ofrojmë zgjidhje shoqërisë ku vlerat dhe sjellja njerëzore ndryshojnë me shpejtësi", tha drejtori i përgjithshëm i "CEATEC", Shikoano

Tokio
Në Japoni filloi online një nga panairet më të rëndësishme të teknologjisë në botë CEATEC (Combined Exhibition of Advanced Technologies) 2021 me temën "Drejt Shoqërisë 5.0 me Normalitetin e Ri", transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), panairi, i cili u mbajt online këtë vit, ashtu siç ishte vitin e kaluar, synon të njoftojë inteligjencën artificiale dhe robotët me shoqërinë.
Në fjalën e tij të hapjes, Drejtori i Përgjithshëm i CEATEC, Kiyoshi Shikoano tha se "Si një ekspozitë që hap tregje të reja, ne duam t'i ofrojmë zgjidhje shoqërisë ku vlerat dhe sjellja njerëzore ndryshojnë me shpejtësi".
Vitin e kaluar, më shumë se 150 mijë njerëz morën pjesë në panair, ku morën pjesë 356 kompani.
Shoqata e Industrive Elektronike dhe Teknologjike e Japonisë njoftoi se këtë vit 314 kompani, 85 prej të cilave nga jashtë shtetit, aplikuan në panairin e CEATEC.
Panairi "CEATEC 2021" do të zgjasë deri më 22 tetor.