Ekip
10 shkurt 2016•Përditësim: 10 shkurt 2016
TOKIO (AA) - Japonia paralajmëron vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut, në shenjë proteste për shkak të testimit të raketës balistike nga nëndetësja, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendosjen e sanksioneve të reja e bëri të ditur, Yoshihide Suga, Sekretari i kabinetit të qeverisë japoneze në konferencën për mediat, duke shtuar se sanksionet më pas do ti miratojë kabineti qeveritar dhe do të kërkojë ndryshime legjislative në Parlament.