Ekip
10 shkurt 2016•Përditësim: 10 shkurt 2016
MEKSIKË (AA) - Gazetarja e cila u rrëmbye dje në shtetin jugor meksikan Veracruz, u gjet e vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e policisë njoftuan se trupi i gazetares Annabelle Flores Salazar është gjetur në autostradë në qytetin fqinj Puebla, dhe u identifikua nga familja e saj.
Carlos Lauria, koordinatori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në New York, tha se Veracruz është një rajon ku zyrtarët shpesh akuzojnë gazetarët, pa asnjë dëshmi.
"Paralajmërojmë zyrtarët për heshtjen e tyre dhe besojmë se një qasje e tillë ndaj mediave në këtë vend do të sjellë në gjendje edhe më të keqe", ka thënë Lauria.
Një grup i armatosur i sulmuesve mbrëmjen e së hënës rrëmbyen gazetaren meksikane Anabel Flores Salazar nga shtëpia e saj në provincën jugore Veracruz.