Belgin Yakışan
28 shtator 2016•Përditësim: 28 shtator 2016
STAMBOLL (AA) - Çmimi i naftës bruto për një fuçi vazhdon të ruaj kuotën e 46 dollarëve, ndërkohë që pritet të realizojë një mblidhje Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse ditën e djeshme çmimi i naftës bruto e tipit Brent shkoi në 47.3 dollar për fuçi pas deklaratave pozitive të anëtarëve të OPEC, pritshmëritë e dobëta për një vendim të mundshëm mbi uljen e prodhimit çuan përsëri në rënien e tij në 46.3 dollarë.
Ndërsa sot, kur përfaqësuesit e vendeve anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës pritet të mblidhen në një takim jozyrtar, çmimi i naftës vazhdon të ruaj një trajtë horizontale.
Nafta bruto e Teksasit Perëndimorë ka pësuar një rënie prej 0.3 për qindësh dhe momentalisht është në kuotën e 44.8 dollarëve.
Analistët duke thënë se janë fokusuar tek mbledhja e OPEC-ut për të parë nëse do të dalë ose jo një vendim për uljen e prodhimit, theksojnë se nafta bruto e tipit Brent duke parë ecurinë e 100 ditëve të fundit, mund të ketë një luhatje të vogël duke shkuar në 45.3 dollarë.