Belgin Yakışan
30 shtator 2016•Përditësim: 01 tetor 2016
STAMBOLL (AA) - Nafta bruto e tipit Brent ndodhet në kufirin më të lartë të 3 javëve të fundit me 49.8 dollarë për fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i naftës bruto kaloi në rritje pas vendimit të dalë në mbledhjen e vendeve anëtare të OPEC, ku parashikohej mbajtja në një nivel të caktuar sasi a prodhimit. Ndërkohë deklarata e Rusisë se është e gatshme që të hedhë hapa të tilla bëri që çmimi për një fuçi naftë bruto e tipi Brent të kalojë 49 dollarë.