Zeynep Beyza Kılıç
13 Korrik 2016•Përditësim: 14 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Oferta globale për naftën bruto gjatë muajit qershor është rritur me 600 mijë fuçi në ditë duke e çuar totalin në 96 milionë fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit mujor të Tregut të Naftës i publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thuhet se vendet e OPEC kanë rritur prodhimin e naftës bruto me 400 mijë fuçi, në krahasim me një muaj më parë. Kështu është arritur sasia e prodhimit në 33.21 milionë fuçi, shifër kjo që është më e larta në 8 vite.
Ndërsa prodhimi i produkteve jo konvencionale të vendeve të OPEC krahas rritjes së prodhimit të naftës bruto është në kuotat e 6.83 milionë fuçi. Në këtë mënyrë prodhimi i përgjithshëm i vendeve të OPEC kap shifrat e 40.03 milion fuçi.
Arabia Saudite mban vendin e parë për nga prodhimi me 10.45 milionë fuçi. Ndërsa Irani i cili po shpëton nga embargo ka shtuar prodhimin me 750 mijë fuçi duke e çuar atë në 3.66 milionë. Nigeria ka përmirësuar prodhimin e saj, ndërsa Venezuela ka ulur prodhimin për shkak të problemeve në vend me 240 mijë fuçi.