Alaa Walid Elhamoud Elkidir,Said İbicioğlu
22 shtator 2016•Përditësim: 23 shtator 2016
TRIPOLI (AA) - Libia për herë të parë që prej vitit 2014 ka rinisur eksportin e naftës bruto, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Naftës në Libi, Muhammed el-Harari ka thënë për gazetarin e AA se për herë të parë është nisur një anije tanker e mbushur me naftë bruto nga porti Ra's el-Unuf në rajonin Gjysmë Hëna e Naftës. Anija me flamur të Maltës e mbushur me 700 mijë fuçi naftë është nisur drejt Italisë.