Gülşen Çağatay
29 Gusht 2016•Përditësim: 29 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Brendi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent ka filluar javën me një rënie të çmimit nën 50 dollarë, më konkretisht në 49.53 dollarë për një fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Nafta e tipit Brent të premten kishte arritur çmimin prej 50.49 dollarë për një fuçi ndërkohë që çmimi ka lëvizur mes 45 dhe 50 dollarë në pritje të një vendimi eventual për ngrirje të prodhimit i cili mund të merret gjatë takimit të OPEC-ut i cili do të mbahet në Algjeri në datat 26-28 shtator.
Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI) të hënën u tregtua për 46.97 dollarë për një fuçi.
Për më shumë numri i shpimeve të naftës në SHBA ka mbetur i pandryshuar për tetë javë rresht, thonë të dhënat e publikuara nga kompania amerikane për mirëmbajtje të fushave të naftës Baker Hughes.
Prodhimi vendor i naftës në SHBA aktualisht është në mbi një milion fuçi në ditë më pak krahasuar me qershorin e vitit 2015 kur prodhimi ditor shkonte në 9.6 milionë fuçi në ditë.