Muhammet Nusret Altun
23 Maj 2019•Përditësim: 24 Maj 2019
Sipas rezultateve paraprake pas fillimit të numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Indi, Partia Popullore e Indisë (BJP) e kryesuar nga kryeministri Narendra Modi është në epërsi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Komisioni zgjedhor vërehet se partia e Modit BJP ka marrë 294 nga 542 vende në Kuvendin Popullor (Lok Sabha) që është Dhoma e ulët e Parlamentit.
Në deklaratën e Komisionit nuk është theksuar se sa për qind e votave janë numëruar.
Zgjedhjet parlamentare në Indi të cilat janë zgjedhjet me afatin e zhvillimit më të gjatë në botë zhvillohen në 7 faza (periudha) ndërsa të drejtë vote kanë rreth 900 milionë qytetarë.