Gamze Türkoğlu Oğuz
05 Gusht 2016•Përditësim: 05 Gusht 2016
GAUHATI (AA) - Njoftohet se 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e hapjes së zjarrit nga kryengritësit në një treg në rajonin Assam në verilindje të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët kanë deklaruar se kryengritësit kanë kryer një sulm me armë automatike dhe bomba në një treg në zonën Balajan në qytetin Kokrajhar, që ndodhet në perëndim të rajonit.