Adam Abu Bashal
23 Maj 2019•Përditësim: 24 Maj 2019
Pas rritjes së numrit të elefantëve, Botsvana hoqi ndalesën e gjuetisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale njoftuan se në Botsvana, në të cilën ndodhen rreth 130 mijë elefantë, është hequr ndalesa e gjuetisë e vendosur para 5 vitesh, meqë shkatërruan zonat bujqësore.
Përfaqësuesit e autoriteteve për heqjen e ndalesës biseduan me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe operatorëve turistikë.
Unioni ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës (IUCN) thotë se elefantët kanë shkatërruar të korrurat, kanë shkelur burimet e ujit, madje kanë mbytur njerëz.