Alaattin Doğru
18 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Në shtetin jugoafrikan Botsvana është gjetur diamanti i kaltër më i madh i zbuluar deri më tani në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Diamanti është nxjerrë nga kompania e diamanteve Okavango.
Kompania njofton se diamanti është gjetur në minierën Orapa, i cili është prej 20 karatësh, ndërsa është emërtuar "I kaltër e Okavango".
Diamanti i cili shihet rrallë në botë dhe nuk është gjetur më parë në këtë madhësi në Botsvana, pritet të shitet deri në fund të vitit.