Bota

Zelandë e Re, zjarri pyjor del nga kontrolli, fillon evakuimi

Zjarri shpërtheu në orët e mëngjesit në Luginën e Pëllumbave ndërsa ekipet zjarrfikëse nuk arritën të shkëpusin linjën e zjarrit dhe kështu zjarri u përhap në një hapësirë prej rreth 2.000 hektarë

Recep Şakar  | 06.02.2019 - Përdıtësım : 06.02.2019
Zelandë e Re, zjarri pyjor del nga kontrolli, fillon evakuimi

Melbourne

MELBOURNE (AA) – Në ishullin jugor të Zelandës së Re shpërtheu një zjarr pyjor i cili kërcënon lagjet periferike të qytetit Nelson, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri shpërtheu në orët e mëngjesit në Luginën e Pëllumbave ndërsa ekipet zjarrfikëse nuk arritën të shkëpusin linjën e zjarrit dhe kështu zjarri u përhap në një hapësirë prej rreth 2.000 hektarë.

Autoritetet lokale shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe evakuuan banorët nga rreth 200 njësi banesore.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima nga zjarri ndërsa shërbimi zjarrfikës dhe shërbime të tjera kompetente janë në terren.

Banorëve lokal u është bërë thirrje për gatishmëri si dhe të dëgjojnë udhëzimet e Mbrojtjes Civile që jep në radiot lokale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın