Recep Şakar
16 mars 2016•Përditësim: 16 mars 2016
MELBOURNE (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, Murray McCully, në deklaratën e tij në kuadër të vizitës zyrtare në Australi, ka pohuar se procesin e paqes në Lindjen e pengon Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Radio New Zealand, Murray McCully i cili mbajti një fjalim në Institutin Sydey Lowy, tha se zgjidhja me dy shtete në çështjen Izrael-Palestinë largohet çdo ditë më shumë për shkak të qasjes së Izraelit.
Ai duke theksuar se në këtë proces ka nevojë të veprojë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u shpreh se: "Gjatë 7 viteve nuk u pranua asnjë propozim në këshill në lidhje me këtë problem. Çdo herë na ishte thënë se 'nuk është koha e duhur' ose 'nuk janë të gatshëm as të dyja palët'. Por gjatë pritjes sonë gjendja vazhdon të përkeqësohet. Rritet dhuna dhe mundësia e një zgjidhjeje me dy shtete zhduket për shkak të politikës së kolonizimit të Izraelit".
McCully i cili theksoi se kanë përgjegjësi për të dhënë kontribut në këtë çështje si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha më tej se: "Për këtë shkak jemi duke punuar mbi një projekt-tekst për zgjidhje. Jemi në kontakt të afërt me të dyja palët dhe jemi duke i inkurajuar që të veprojnë pozitivisht".
Zelanda e Re e cila është një ndër 5 anëtarët të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në periudhën 2015-2016, projekt-teksti të cilin e kishte përgatitur nuk ishte pranuar as nga Palestina e as nga Izraeli.