Bota

Brazil, arrin në 142 numri i të vdekurve nga shembja e digës

Mbrojtja civile njoftoi se tashmë janë identifikuar trupat 122 viktimave që pësuan nga shembja e digës në qytetin Brumadinho më 25 janar

Emel Öz Gözellik  | 06.02.2019 - Përdıtësım : 06.02.2019
Brazil, arrin në 142 numri i të vdekurve nga shembja e digës

Ankara

ANKARA (AA) - Është rritur në 142 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së digës në një minierë hekuri në jugperëndim të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet e mbrojtjes civile në shtetin MIneas Gerais, të cilat njoftuan se tashmë janë identifikuar trupat 122 viktimave që pësuan nga shembja e digës në qytetin Brumadinho më 25 janar.

Ndërkohë, autoritetet përkatëse janë duke i vazhduar punimet për identifikimin e 20 trupave të tjerë, ndërsa 194 persona ende ngelin të humbur.

Pas katastrofës, e cila shkaktoi derdhjen e rreth 13 milionë metrave kubë të hedhurinave minerale, qeveria braziliane kërkoi inspektimin e të gjitha digave në vend.

Si pasojë e shembjes së digës, rreth tre mijë persona janë evakuuar nga qyteti Brumadinho.

Një tjetër digë e mbeturinave të minierës e menaxhuar nga Vale dhe BHP Billiton e Australisë u shemb në vitin 2015, duke shkaktuar 19 persona të vdekur dhe duke lënë qindra të pastrehë në qytetin Mariana në shtetin Minas Gerais. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın