Bota, Koronavirusi

Zelandë e Re, peshkatarët e huaj pozitivë ndaj COVID-19

Peshkatarët nga Rusia dhe Ukraina u karantinuan në një hotel në Christchurch

Riyaz Khaliq   | 20.10.2020
Zelandë e Re, peshkatarët e huaj pozitivë ndaj COVID-19

Ankara

Prej gjithsej 440 peshkatarë mysafirë rusë dhe ukrainas që mbërritën në Zelandën e Re gjatë ditëve të fundit, të paktën 11 kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Peshkatarët nga Rusia dhe Ukraina u karantinuan në një hotel në Christchurch, njoftoi e përditshmja "New Zealand Herald". 

Ata ishin testuar negativë para se të nisen për në Zelandën e Re nga vendet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se 14 raste të tjera janë "nën hetime të mëtejshme".

"Të gjitha janë raste të importuara të zbuluara në testimin rutinë të ditës së tretë. Asnjë rast nuk është përfshirë në komunitet. Rastet pozitive janë pjesë e një grupi që janë të vetmit persona që qëndrojnë në këtë objekt. Ky është një shembull i kontrolleve tona kufitare që funksionojnë siç duhet", tha ministria.

Les Morgan, shefi operativ i hotelit Sudima që ndodhet rreth aeroportit Christchurch, tha se objekti i tij u vendos nën izolim pasi një anëtar i stafit tha se ka një "numër infeksionesh".

Ka një "numër të konsiderueshëm të rasteve të mundshme me COVID-19 të kufizuara vetëm për mysafirët e hotelit në izolim", tha ai.

Kompanitë e peshkimit të premten e kaluar sollën peshkatarët nga Moska përmes Singaporit në Christchurch në dy fluturime të ndara.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA, Zelanda e Re ka raportuar 1.887 raste të koronavirusit, duke përfshirë 25 vdekje dhe 1829 rikuperime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın