Bota

YPG/PKK në veri të Sirisë vepron së bashku me forcat e Rusisë dhe të regjimit

Organizata terroriste YPG/PKK e cila pësoi një goditje të rëndë pasi humbi rajonin Afrin, për të mbajtur nën pushtimin e saj rajonin Tel Rifat ajo i beson pranisë së forcave të regjimit të Asadit dhe të Rusisë

Levent Tok, Ömer Koparan, Adham Kako  | 18.04.2019 - Përdıtësım : 20.04.2019
YPG/PKK në veri të Sirisë vepron së bashku me forcat e Rusisë dhe të regjimit

Azez

ÖMER KOPARAN, LEVENT TOK

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila ka nën pushtim rajonin Tel Rifat në veri të Sirisë, po përpiqet ta mbajë këtë rajon nën kontroll duke vepruar së bashku me forcat e Rusisë dhe regjimit të Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rajoni Tel Rifat në veri të Sirisë vetëm 18 km nga kufiri me Turqinë, që prej 3 vitesh ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Organizata terroriste e cila pësoi një goditje të rëndë pasi humbi rajonin Afrin, për të mbajtur nën pushtimin e saj rajonin Tel Rifat ajo i beson pranisë së forcave të regjimit dhe të Rusisë në rajon.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se konsulentët ushtarakë rusë dhe disa ushtarë që i përkasin njësisë së 5-të të forcave të regjimit shoqërojnë terroristët e YPG/PKK-së në qendrën e rajonit Tel Rifat.

Ushtarët e regjimit që qarkullojnë lirshëm në qendrën e rajonit pa u penguar në pikat e kontrollit të organizatës, rreth një javë më parë vendosën flamurin e tyre në disa ndërtesa në qendër të rajonit dhe në një kodër në vendbanimin Kefer Nasih.

Burimet theksojnë se organizata në të njëjtën mënyrë vepron së bashku me forcat ruse dhe të regjimit edhe në komunat e Tel Rifat.

Regjimi i Asadit është i pranishëm në Tel Rıfat, në mënyrë që rajonin mos t‘ia lërë opozitarëve dhe për të përbërë kërcënim ndaj rajoneve të operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”. Ndërkohë njoftohet se zonat Nubl dhe Zahra në jug të rajonit, të cilat janë një prej destinacioneve që forcat e regjimit dalin në Tel Rifat kontrollohen nga terroristët e huaj të mbështetur nga Irani.

Organizata terroriste, e cila i beson mbrojtjes së regjimit dhe të Rusisë, vazhdon ta përdorë këtë rajon si bazë për sulmet që kërcënojnë qytetet Afrin në veriperëndim dhe atë Bab në juglindje të Tel Rifat. Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) i përgjigjen objektivave të organizatës në Tel Rıfat me të shtëna të shpeshta me Obuzë.

Rëndësia e Tel Rifat

Pas pushtimit të rajonit organizata imponoi migrimin e rreth 250 mijë civilëve arabë. Ajo në Tel Rifat ka vendosur familjet kurde të cilat i ka sjellë nga Afrini. Ndërsa banorët e Tel Rifat janë strehuar në rajonin Azez i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve dhe që është fqinj me rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Aktualisht në rajon jetojnë rreth 15-20 mijë kurdë dhe arabë, por vetëm 700-800 prej tyre janë arabë vendas të rajonit Tel Rifat.

Banorët e Tel Rifat dhe shumë anëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) gjatë operacionit “Dega e Ulliri”‘ zhvilluan protesta për çlirimin e territoreve të tyre.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe opozitarët e ULS-së gjatë operacionit morën disa fshatra të lidhura me rajonin Tel Rifat.

Ndërkohë edhe Anadolu Agency (AA) në mars 2018 ka filmuar rajonin Tel Rifat nga ajri. Në këto pamje u vërejtën gropa të mëdha të gërmuara në fushat bujqësore që rrethojnë qendrën e rajonit, si dhe pozicione mbrojtjeje të holla dhe të gjata në qendër. Ndërkohë kishte tërhequr vëmendjen se në qendrën e rajonit nuk kishte shumë lëvizshmëri të civilëve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.