Mahmoud Mohamed Barakat
26 Nëntor 2020•Përditësim: 27 Nëntor 2020
Një ushtar iranian u vra mbrëmë përgjatë kufirit me Irakun në provincën Kurdistan të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohammed Rasul Khatami u qëllua për vdekje ndërsa ishte në patrullë në qytetin Mariwan.
Nuk u dha asnjë detaj i mëtejshëm, por ky rajon edhe më parë ka përjetuar përplasje midis ushtarëve dhe PJAK, krahu iranian i PKK-së terroriste, si dhe militantëve të Partisë Demokratike të Kurdistanit Iranian.
Kurdistani është një nga 31 provincat e Iranit.