Aness Suheil Barghoti
14 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
JERUSALEM (AA) – Policia izraelite ka vrarë një burrë palestinez me pretendimin se kishte kryer një sulm me thikë në Jerusalem gjatë të cilit kishte plagosur lehtë një pjesëtarë të saj, raporton anadolu Agëncu (AA).
Zëdhënësi i policisë, Micky Rosenfeld, tha se gjatë sulmit që ka ndodhur në pjesën e vjetër të qytetit të Jerusalemit një polic izraelit ishte lënduar lehtë.
“Policia u përgjigj në vendin e ngjarjes dhe qëlloi sulmuesin", tha Rosenfeld në një deklaratë.
Sulmuesi për të cilin pretendonte se ka kryer sulmin më vonë ka ndërruar jetë në spital, tha ai.
Sipas të dhënave palestineze, afërsisht 255 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i valës së fundit të dhunës izraelito-palestineze që filloi vitin e kaluar.
Izraeli nga ana e tij thotë se 42 izraelitë janë vrarë në sulmet e palestinezëve gjatë të njëjtës periudhë.