Cüneyt Karadağ
14 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
BERLIN (AA) - Sipas statistikave të dhjetorit të vitit të kaluar në Gjermani jetojnë 4.4 deri në 4.7 milionë muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë thuhet se statistikat e dhjetorit të vitit 2015 tregojnë që në këtë vend jetojnë 4.4 deri në 4.7 milionë qytetarë të besimit musliman. Sipas ministrisë kjo shifër përkon me 5.4 për qind deri më 5.7 për qind të popullsisë.
Në deklaratë vihet në dukje se popullsia muslimane në vend që prej vitit 2011 ka pasur një rritje prej 1.2 milionë njerëzish.
Ndërkohë sipas statistikave të vitit 2008, 68 për qind e muslimanëve në vend janë nga Turqia, ndërsa në vitin 2015 kjo përqindje ka rënë në 51.