Bota

Merkel: Nuk u arrit përparimi i dëshiruar në marrëdhëniet BE-Turqi

Në fjalimin e saj në kuadër të kryesimit të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se nga samiti i BE-së në tetor kanë përjetuar shumë vështirësi dhe pengesa në marrëdhëniet me Turqinë

Cüneyt Karadağ  | 30.11.2020 - Përdıtësım : 30.11.2020
Merkel: Nuk u arrit përparimi i dëshiruar në marrëdhëniet BE-Turqi

Berlin

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se nuk është arritur përparimi i dëshiruar në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel, në fjalimin e saj në kuadër të kryesimit të BE-së, theksoi se nga samiti i BE-së në tetor kanë përjetuar shumë vështirësi dhe pengesa në marrëdhëniet me Turqinë.

"Në marrëdhëniet me Turqinë fatkeqësisht nuk kemi arritur përparim ashtu siç dëshiruam", u shpreh ajo.

Ajo nënvizoi se në samitin e dhjetorit në mesin e temave të agjendës është edhe Turqia, duke shtuar se po presin se si do të përfundojë debati rreth kësaj çështjeje.

Merkel gjithashtu tha se ka nevojë për kërkim të mundësive të reja në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19). "Pasojat ekonomike të pandemisë do t'i ndiejmë gjatë viteve", tha Merkel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın